08:26 / E Hënë, 29 Janar 2018 / indeksADMonline

Shqetësuese! Ja sa arriti ndotja e ajrit në këtë mëngjes në Prishtinë (Foto)

Cilësia e ajrit në Prishtinë vetëm se vazhdon e të keqësohet.

Pas ditës së djeshme ku ajri i Prishtinës rangohej në kategoritë e parafundit të ndotjes së ajrit, në mëngjesin e sotëm ajo ka kaluar të gjitha kategoritë, shkruan Indeksonline.

Sipas matësve të ajrit, Prishtina është qyteti me ndotjen më të madhe të ajrit në botë.

Kështu, kjo ka kaluar edhe kategorinë e rrezikshmërisë së madhe./Indeksonline/.