20:42 / E Mërkurë, 06 Qershor 2018 / indeksADMonline

Shqipëri-Mali i Zi me marrëveshje për menaxhimin e burimeve ujore ndërkufitare

Këshilli i Ministrave miratoi sot disa marrëveshje të rëndësishme dypalëshe, ndër të cilat miratimin në parim të marrëveshjes kuadër, ndërmjet Shqipërisë dhe Malit të Zi, për marrëdhëniet e ndërsjella në menaxhimin e burimeve ujore ndërkufitare.

Në mbledhjen e qeverisë, Këshilli i Ministrave miratoi edhe propozimin e projektligjit “Për denoncimin e marrëveshjes ndërkombëtare, ndërmjet Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës Federale të Gjermanisë, për bashkëpunimin financiar 2010, për projektin ‘Eficenca energjetike përmes sektorit bankar’, ratifikuar me ligjin nr.89/2015”.

Po ashtu, qeveria miratoi në parim edhe marrëveshjen e bashkëpunimit, ndërmjet Shqipërisë dhe Komisionit Ndërkombëtar për Personat e Zhdukur (ICMP).