11:24 / E Enjte, 07 Qershor 2018 / indeksADMonline

Shqipëria ia sheh sherrin Kosovës dhe Ukrainës (FOTO)

FIFA ka publikuar renditjen e përgjithshme të Kombëtareve pas ndeshjeve miqësore të zhvilluara.

Derisa Kosova ka fituar 11 vende, Shqipëria në anën tjetër ka humbur dy vende, shkruan indeksonline.

Kuqezinjtë tashmë janë në pozitën e 58-të, poshtë Koresë, Sllovenisë dhe Panamasë.

Gjermania vazhdon të mbretëroj në këtë renditje që kur u shpall Kampion i Botës para katër viteve.

Në top 10 i vetmi ndryshim është se Polonia ka fituar dy vende, ndërsa Spanja i ka humbur dy vende. /IndeksOnline/