21:41 / E Diele, 31 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Shqipëria ndër vendet më tërheqëse për amerikanët

Ndonëse tashmë ka destinacione që kanë qenë të njohura për turistët amerikanë për dekada, ata që duan të zgjerojnë aspektet e tyre në Evropë do të zgjedhin Shqipërinë, Malin e Zi dhe Serbinë, parashikojnë agjencitë e udhëtimit në këtë vend.

Johnny Bealbi, themeluesi i Wild Frontiers, një agjenci e specializuar për udhëtime të tilla, kujton se pas luftës Ballkani zhvilloi turizëm të heshtur.

“Nga lufta tragjike në fund të viteve 1990, Ballkani u zhvillua në heshtje si destinacion opsional për ata që po kërkojnë një perlë të fshehur në Evropë”, thotë ai, shkruan USA Today.

Sipas tij, vendet e Ballkanit janë mjaft të pazbuluara midis turistëve amerikanë dhe për shkak të bukurisë së tyre natyrore dhe qasjes, ata me siguri do të bëhen pjesë e “rrjedhës së përgjithshme” evropiane,