09:08 / E Hënë, 18 Qershor 2018 / indeksADMonline

“Shqipet në gjueti”, MARCA thur elozhe për Behramin & co

Futbollistët e Zvicrës gjatë gjithë javës pohonin që Neymar është i pandalshëm. Praktikisht këtë e bënë të gjithë lojtarët në konferencat për shtyp.

Megjithatë, Vladimir Petkovic, trajneri i Zvicrës, kishte një plan për të ndalur Brazilin. Një futboll të thjeshtë dhe më klasik, por me ndërhyrje. Behrami ishte ai që ra në sy dhe në një mënyrë mjaft “ligjore” ndaj yllit brazilian. Por, meqë lodhja vërehej tek numri i lojtarëve të Zvicrës, gjuetia filloi.

Ndaj Neymar u bënë 10 faulle nga 7 lojtarë të ndryshëm. Lichsteiner, Schar dhe Behrami u ndëshkuan me të verdhë, në një plan të studiuar dhe ekzekutuar mirë nga ekipi zvicran. Asnjë lojtar nuk ka marrë më shumë faulle në Kupën e Botës që nga viti 1998, kur Alan Shearer mori 11 kundër Tunizisë.

Neymar u largua nga fusha e Rostov Arena shumë i mërzitur me rezultatin dhe me arbitrin, por ankesat e tij nuk bënin punë. Zvicra ekzekutoi planin në mënyrë të përkryer dhe Neymar ishte absolutisht i neutralizuar nga Zvicrra me në krye Valon Behramin. /IndeksOnline/

TOPSHOT – Brazil’s forward Neymar reacts in front of referee Cesar Ramos during the Russia 2018 World Cup Group E football match between Brazil and Switzerland at the Rostov Arena in Rostov-On-Don on June 17, 2018. / AFP PHOTO / Jewel SAMAD / RESTRICTED TO EDITORIAL USE – NO MOBILE PUSH ALERTS/DOWNLOADS

 

Temat: