13:56 / E Hënë, 20 Gusht 2018 / indeksADMonline

Shqiptarët e Amerikës, shtatore për Adem Demaçin në New York

Për nder të jetës dhe veprës së veprimtarit të çështjes kombëtare Adem Demaçit, shoqata “ Atlantiku “ në New York, në krye me themeluesin z. Shefki Megjani, duke vlerësuar lartë rolin e veprimtarit Adem Demaçi, vendosën që New York-ut ti shtohet edhe një shtatore, e kjo do të jetë, shtatorja Adem Demaçi.

Z. Megjani theksoi se, simboli i lirisë sonë i cili plot 28 vite sakrifikoi për shtetin e Republikës së Kosovës, meriton të jetë kristal i përjetshëm, i paharruar dhe i lavdishëm, jo vetëm për ne, por për mbarë botën.

Kështu SHBA, pritet të bëhet vendi i parë ku vendoset shtatorja e veprimtarit tonë, Adem Demaçi.