21:59 / E Mërkurë, 21 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Shqiptari që furnizonte grupet terroriste me armë, doli sot para gjykatës

Bëhet fjalë për shqiptarin Sajmir Alimehmeti i cili mbante emrin edhe si “SAHZH’-meer ah-lee-meh-MEH’-tee”.

Alimehmeti ka dalë sot para gjykatës në Manhatan nga ku ka pranuar se kishte dhënë ndihmë duke iu mundësuar materiale për grupe terroriste.

Fox News shkruan se 24-vjeçari Alimehmeti u arrestua në maj të vitit 2016 pasi dy agjentë të infiltruar të policisë dhe një punonjës i infiltruar i FBI-së u hoqën sikur ishin mbështetës të ISIS-it dukë e zënë kështu në grackë, derisa mblodhën prova për të mjaftueshme.

Autoritetet bënë të ditur se Alimehmeti kishte nisur të mblidhte armë si thika lufte të cilat mund të përdoreshin në sulme terroriste të tipit “ujk i vetmuar”. Agjentët që e arrestuan depozituan materialet me propagandë terroriste, si një flamur dhe pamje të luftëtarëve xhihadistë dhe mjete luftarake të cilat i kishin gjetur në vendin ku u bë edhe arrestimi.