17:20 / E Martë, 03 Prill 2018 / indeksADMonline

Shqiptari shkon për të vjedhur, bie nga ballkoni

Plani për të vjedhur një banesë në Athinë nuk ka shkuar siç e planifikonte. Siç raportojnë mediat greke, një 26-vjeçar shqiptar u arrestua nga policia më 1 Prill. Ai u gjet i lënduar në trotuar. Pas transportimit në spital, u konstatua nga mjekët se i riu kishte fraktura në këmbë.

Ai ra nga ballkoni i një banese, ku ishte futur për vjedhur bashkë me një bashkëpunëtor. Dikush i pikasi dhe në përpjekje për tu larguar, ata kërcyen nga një ballkon në tjetrin. Por, 26-vjeçari ra në trotuar duke pësuar lëndime.

Hetimet zbuluan se shqiptari dhe personi tjetër në arrati janë pjesë e një grupi që dyshohet se kanë kryer 39 vjedhje në Greqi prej vitit 2016.