21:26 / E Diele, 17 Qershor 2018 / indeksADMonline

Shqiptarja e shet fëmijën 70 mijë euro në Itali, zbulohet nga Policia

Një nënë shqiptare 31 vjeçe, akuzohet se ka shitur fëmijën e saj, për 70 mijë euro.

Ngjarja ka ndodhur në qytetin Pava të Italisë.

Sipas portalit, Ilgiorno, shqiptarja kishte tentuar të manipulojë, duke inskenuar faktin kinse avokati italian, është babi i fëmijës së saj, në mënyrë që t’ia shiste atij pa pasur probleme me shtetin.

Por, gjithçka u zbulua, pasi, avokati italian ishte me prirje homoseksuale, dhe në qytetin Pavias, ku ai jetonte, njerëzit e njihnin si person dyshues.

Edhe pse ajo u martua me të, kjo gjë nuk i bindi autoritetet italiane.

Ata, kishin vendosur që të bëhet një test i ADN-së, në mënyrë që të zbardhet e vërteta lidhur me fëmijën.

Pasi rezultateve të ADN-së, ishte zbuluar se fëmija ishte i të dashurit të saj shqiptar.

Policia italiane, gjithashtu pas kontrollimit të llogarisë bankare të shqiptares, dyshuan për prejardhjen e 70 mijë eurove, duke kuptuar kështu që ishte avokati homoseksual ai që ia kishte transferuar nga llogaria e tij.

Pas këtyre provave dhe pranimit të krimit, shqiptarja është dënuar me 1 vit e 4 muaj burg, shkruan ilgiorno.it, përcjell Telegrafi.