Shqyrtohen rekomandimet për ligjin e AKP-së
Komisioni për Buxhet dhe Financa mban mbledhjen e rregullt.
Në këtë mbledhje do të bëhet shqyrtimi i Raportit me rekomandime të Grupit Punues të Komisionit, lidhur me Projektligjin nr.06/L-023 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Agjencinë Kosovare të Privatizimit, i ndryshuar dhe plotësuar me Ligjin nr.04/L-115 dhe me Ligjin nr.05/L-080.
Po aahtu do të miratohet Raporti me rekomandime për Projektligjin nr. 06/L-015 mbi Masat Doganore për Mbrojtjen e të Drejtave të Pronësisë Intelektuale.