22:12 / E Martë, 28 Gusht 2018 / indeksADMonline

Shtatë futbollist me numrin 31 futën njëherësh në lojë (Pamje)

Bastian Schweinsteiger ka organizuar një ndeshje miqësore në “Alianz Arena” duke i dhënë lamtumirë futbollit të luajtur.

Ylli gjerman ka stërmbushur stadiumin e Bayernit në ndeshjen ku shokët e tij nga Kampioni gjerman dhe ata nga Chicago Fire luajtën mes vete.

Bastian u aktivizua në të dy skuadrat, në pjesën e parë luajti me fanellën e amerikanëve, kurse në të dytën me gjermanët.

Manuel Neuer, Alcantara, Ribery, Lewnadowski, Roben, Muller, dhe Alaba janë futur njëkohësisht në lojë të gjithë me fanellën me numër 31, atë që e mbante “Schweini” te Bayerni.

Gjatë karrierës së tij, 34 vjeçari ka luajtur vetëm në tri skuadra. Për 13 vite ishte pjesë e Bayern Munchen, dy vite në Manchester dhe tash një vit është pjesë e Chicago Fire. /IndeksOnline/