14:57 / E Shtunë, 13 Janar 2018

Shtatë metra borë bllokojnë një vend në Francë, ky fenomen nuk është parë që 30 vite të ndodhë (Video)

Reshjet masive të borës në alpet e Francës kanë bërë që të ngrihet ortek deri në 7 metra lartësi.

Vetëm në 36 orët e fundit raportohet se ka rënë mbi 1 metër e 80 centimetra borë.

Kjo ka bërë që dy vendbanime të bllokohen tërësisht lëvizja, deri sa është intervenuar me ekskavator të rëndë ku është bërë e mundur hapja e rrugëve.

Fotografi dramatike të bëra nga një ekspert për këto orteqe  Alan Duklo tregojnë momente pasi punëtorët kanë qarë përmes ortekëve duke hapur rrugë.

“Kanë kaluar 20 vjet që kur e pamë këtë ortek në këtë zonë”, tha Duklo dhe se ishte e pritur kjo për shkak të sasisë së madhe të dëborës që kishte rënë në ditët e fundit.

Të reshura si këto meterologet than që shihet një herë në 30 vjet, shkruan BBC.

Kjo çoi në ndërprerje të energjisë dhe kaos në trafik, ndërpreu skijimin dhe ngriti rrezikun e ortekëve në nivelin më të lartë të mundshëm në dekadën e fundit. /Indeksonline/

 

Temat: