Shtëpia e mençur, do ta dijë vetë kur jemi të uritur por edhe të mërzitur!
Shtëpia e së ardhmes do të jetë në përputhje me pronarin e saj, do të jetë në gjendje të tregojë disponimin e tyre, preferencat televizive dhe madje edhe nëse ata janë të uritur, duke vënë në funksion teknologjinë e zgjuar e cila përdorë të dhënat e tyre biometrike.
Teknologjia brenda shtëpive tona do të jetë kaq e avancuar sa mund të na japë paralajmërime shëndetësore, bazuar në tualetet e zgjuara që analizojnë mbeturinat tona.
Ekspertet kanë dhënë këtë përshkrim të shtëpive të ardhshme të cilat priten të realizohen në 50 vjetët e ardhshme.
Për të shënuar fillimin e ‘Smart Home Week’, e cila zgjat nga 21 maj-27 maj, e mbështetur nga markat kryesore duke përfshirë Amazon, eBay, Google, Hue Philips, Ring, Samsung SmartThings, Tado dhe Yale. /Indeksonline/