12:14 / E Premte, 02 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Guinea Bisau zyrtarisht njeh shtetin e Kosovës (Dokument)

Ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli përmes dy dokumenteve të publikuara ka treguar se zyrtarisht ka arritur rikonfirmimi nga ky shtet se e njeh pavarësinë e Kosovës.

Ndërsa, Pacolli ka thumbuar mediat, duke thënë se media jonë vazhdon të ushqehet me informacione serbe, transmeton Indeksonline.

“Sapo më mbërriti edhe zyrtarisht rikonfirmimi i Guinea Bisaut se ky shtet e njeh Kosovën, ndërsa ndonjë media jonë vazhdon ende të ushqehet me informacionin zyrtar serb. Ky nuk është rasti i vetëm që ndodh kështu mjerisht. Për keqardhje, që këto njerëz të medias nuk vijnë në zyrat e institucioneve tona të cilat i kanë afër. Puna e ministrisë sonë të jashtme nuk matet me zhurmën e mediave apo të institucioneve serbe, dhe as me jehonën e tyre pasqyruese në disa media të Kosovës” ka shkruar Pacolli në facebook.

Ditë më parë Pacolli për Indeksonline ka konfirmuar këtë njohje, por që sot zyrtarisht kjo njohje ka arritur në Ministrinë e Punëve të Jashtme/Indeksonline/