20:35 / E Premte, 12 Janar 2018 / indeksADMonline

Shteti i Lowa, konfirmon vazhdimin e partneritetit me Kosovën (Foto)

Shteti i Iowa në SHBA, e ka vlerësuar edhe njëherë si të rëndësishëm partneritetin me shtetin e Kosovës.

Gjeneral Major Timothy E. Orr, duke folur në Asamblenë e Përgjithshme në Kapitolin Shtetëror të Iowa këtë javë përmendi rëndësinë e partneritetit të Kosovës dhe shtetit të Iowa-s, duke thënë marrëdhënia me këtyre dy shteteve është e rëndësishme për stabilitetin në rajonin e Ballkanit, transmeton Indeksonline.

“Marrëdhënia e Kosovës me Shtetet e Bashkuara dhe me Shtetin e Ajovës është një faktor i rëndësishëm për ruajtjen e paqes dhe sigurisë në Ballkan rajon dhe lehtësimin e rritjes dhe zhvillimit ekonomik në demokracinë më të re të Evropës”, theksoi tutje Gjeneral Orr./Indeksonline/