13:49 / E Martë, 26 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Shteti tregon “dhëmbët” në Shipitullë, ndezen eskavatorët (Video)

Para pak minutash është bërë ndezja e eskavatorëve në Shipitullë.

Pas probleme të vazhdueshme për shpronësim, qeveria dhe banorët e kësaj lagje kanë gjetur gjuhën e përbashkët, shkruan Indeksonline.

Ndezja e eskavatorëve dhe fillimi i i punëve pritet të sjellë shpejt rezultate për prodhim të energjisë elektrike.

Ndryshe, Korporata Energjetike e Kosovës kishte paralajmëruar se nëse nuk bëhet evakuimi emergjent i 8 shtëpive në Shipitullë, do të detyrohej të ndalte prodhimin e rrymës, duke theksuar se rezervat e thëngjillit ishin në ditët e fundit./Indeksonline/