13:01 / E Shtunë, 13 Janar 2018 / indeksADMonline

Shtylla elektrike në Prishtinë që po rrezikon banorët [Video]

Ka kohë që është dëmtuar një shtyllë elektrike në rrugën “Gazmend Zajmi” në Prishtinë, dhe nuk po ndërhyhet në zëvendësimin e saj me ndonjë tjetër.

Krahas kësaj shtylle të drurit, është vendosur edhe një shtyllë tjetër nga betoni, por që të dyja janë në funksion të shpërndarjes së rrjetit elektrik në drejtime të kundërta.

Banorët e kësaj rruge, të cilët nuk kanë dashur të flasin para kamerës, janë shprehur të shqetësuar për këtë defekt, sepse sipas tyre paraqet rrezik në rast se kjo shtyllë rrëzohet.