09:43 / E Enjte, 08 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Shumë shpejt mund të keni gete të cilat nuk do shqyhen deri në 50 veshje

Nuk ka asgjë më të keqe se të veshësh një parë gete të reja, dhe të zbulosh 20 minuta më vonë se gishtat tuaj kanë filluar të dalin.

Pa marrë parasysh se sa të kujdesshme jeni për t’i veshur ato dhe të mos i shqyeni, një gjë të tillë nuk mund ta ndaloni.

Kështu Sheerly Gnius, thotë se ka krijuar një palë gete të reja, të cilat janë 10 herë më të forta se këto të zakonshmet.

Kompania premton se ato mund të mos ju prishen për të paktën 50 veshje, transmeton Indeksonline.

Falë një sistemi kompleks të teknikave të thurjes, fibrat nuk sigurojnë rrjedha, ndërkohë mbetën të buta për t’u prekur. Gjithashtu, ato janë jo toksikë, antibakterial dhe ultra të lehtë.

Ka vetëm një pengesë: Ato nuk janë aktualisht në dispozion për t’u blerë.

Zbuluesit e tyre janë ende duke financuar prodhimin e tyre.

Ato pritet të jenë me një çmim më të lartë, por kur të mendoni faktin se ato do ju bëjnë gjatë, sigurisht do ja vlejë./Indeksonline/.