11:46 / E Enjte, 04 Janar 2018 / indeksADMonline

“Shumë të poshtër ju nga Shqipnia”, djali filmon skandalin në doganën maqedonase kur del nga Kosova

Nëse keni kaluar në Maqedoni nga ana e Kosovës me siguri e dini se sa e vështirë është për të kaluar një shtetas shqiptar nëse nuk jep ryshfet.

Këtë e dinë të gjithë, por askush nuk flet. Arsyetimi i vetëm i doganierëve është që pika e kalimit për shqiptarët në Maqedoni është nga Qafë-Thana, por ky është justifikim pasi nuk ka ligj që e përcakton këtë.

Kështu, një qytetar ka filmuar konfliktin me një doganier në pikën kufitare Kosovë-Maqedoni.

Qytetari shkruan për JOQ.al:

Përshëndetje JOQ! Këtu është dogana Kosovë-Maqedoni, ishte një punojës shqiptar në doganën maqedonse dhe nuk na linim të kalonim deri sa na morën 30 euro.

“Shum njerëz të poshtër ju të shqipnis nuk do kaloni” thoshte.

Momentin që i dhamë lekët nuk e kapa dot në video se erdhën dy doganjerë të tjerë.

Pa asnjë lloj preteksti vetëm se donin lek, ju shqiptart nga Shqipnia, tha, nuk kaloni të shkoni në Shkup. Me zor kalum vetëm shoferi dhe një person që kishim ne që ishte me kartë suedeze që do hipte në areoport të Shkupit do kalojë, tha, të tjerët të kthehen në Kosovë ne hotel.

Ishte shqiptar ne doganën e Maqedonisë.”