23:30 / E Martë, 26 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Shumica e amerikanëve nuk mendojnë se “bari” ndikon në shkaktimin e aksidenteve

Amerikanët mund të minimizojnë rreziqet e pirjes së marihuanës gjatë ngasjes.

Rreth 60 përqind të tyre e shohin ngasjen e makinës nën ndikimin e marihuanës si krejtësisht normale, ndërsa 40 përqind e shohin si kontribues në më shumë aksidente.

Krejt kjo sipas një sondazhi të bërë tash së fundmi me më shumë se 6000 njerëz , i iniciuar nga Harris Poll nga PCI, i cili zbuloi këtë gjetje alarmante.

“Ngasja nën ndikimin e marihuanës është jashtëzakonisht e rrezikshme” , tha Robert Gordon, zëvendëspresident i lartë i PCI.

“Në të vërtetë, ngasja nën ndikimin e marihanës duhet të shihet me rreziqe të njejta si ngasja e dehur ose e hutuar. Kur shoferi është “high” nuk mund të gjykoj mirë situatat – koordinohet mirë dhe nuk ka kohën e duhur të reagimit. Kemi nevojë për më shumë hulumtime, ndërgjegjësim publik dhe një politikë më të mirë publike për të zvogëluar këto rreziqe” , tha ai. /IndeksOnline/