17:47 / E Mërkurë, 16 Maj 2018 / indeksADMonline

Si duhet vepruar nëse babai mungon për t’iu përcjell tek burri në ditën e dasmës!?

Dëshira më e madhe për dasmë lehtë mund të shndërrohet në ankth në ditën më të rëndësishmee të jetës suaj.

Ndër shumë gjërat të cilat mund të dështojnë është edhe mungesa e babait të nuses.

Pra gjithçka mund të shkojë në minutën e fundit, transmeton Indeksonline.

Në rastin e dasmave të shumta vajza përcillet nga babai por disa situate dalin jashtë kontrollit.

Nëse babai jeton në një vend tjetër, nuk është në gjendje të mirë shëndetësore ose ndoshta vajza është rritur larg tij, këto mund të jenë disa prej arsyeve.

Në këtë rast, Dennie Smith, themeluesi i ueb-faqes, Dating Old School Dating, beson se nëna e nuses ose një tjetër familjar duhet të marrë vendin e tij.

“Të dy prindërit luajnë një rol po aq të rëndësishëm pasi të gjithë , poashtu e dhe nëna njësoj duhet të jetë po aq krenare për të ecur pranë vajzës së saj”, ka thënë ai.

Gjithashtu sipas tij nëse kjo nuk është e mundur mund të jetë edhe vëllai.

“Nëse kjo nuk është e mundur, mbani mend se është një ditë për të festuar bashkimin e dy njerëzve dhe atyre që janë të rëndësishëm për ta: një vëlla, shoku më I mirë ose një i afërm tjetër që është po aq i rëndësishëm për nusen, atëherë lejoni që nusja të zgjedhë një prej tyre për ta mbështetur atë”, ka shtuar ai./Indeksonline/