23:49 / E Shtunë, 08 Shtator 2018 / indeksADMonline

Si i shkoi Vuçiqit dita e parë e vizitës në Kosovë

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq sot ka hyrë në Kosovë me leje të autoriteteve kosovare.

Ndonëse, në fillim Ministria e Punëve të Jashtme ia kishte ndaluar vizitën për Ujmanin, dje në orët e vona të mbrëmjes u bë e ditur se ai do të do të qëndroj edhe në këtë pikë.

Ministri i MPJ-së, Behgjet Pacolli u deklarua se si pasojë e presionit nga BE, i është lejuar vizita Vuçiqit për Gazivodën.

Indeksonline gjatë tërë ditës ka qëndruar aty, duke përcjell nga afër aktivitetet.

 

Për të siguruar se kjo vizitë do të bëhej pa incidente, Policia e Kosovës ishte mobilizuar mjaftë mirë, ku në çdo skaj të rrugëve të qytetit janë parë pjesëtarë të tyre.

Për të pritur të parin e Serbisë, dolën shumë qytetarë të komunitetit serb në Gazivodë.

Mirëpo, e gjithë kjo ishte nën masa të sigurisë dhe situata ishte e qetë. Dhe, përmes pikës kufitare Bërnjak, Vuçiq arriti në veri dhe fjalët e para të tij ishin se është i lumtur që ndodhej në Kosovë.

“Jam i lumtur që jam këtu, është e mrekullueshme”, ka thënë Vuçiq, transmeton Indeksonline.

Presidenti serb në vizitën e tij në Gazivodë tha se kjo është e rëndësishme si për serbet, ashtu edhe për shqiptarët, duke thënë se pa liqenin nuk ka mbijetësë.

“Asnjëherë nuk kam parë kaq shumë gazetarë në një vend. Jam i lumtur që jam në Zubin Potok dhe Gazivodë. Gazivoda është shumë të rëndësishme për serbët dhe shqiptarët. Ato tregojnë rëndësinë e problemeve me të cilat përballemi dhe qëndrimet e ndryshme dhe vështirësitë e politike që shpresoj se do të mund të kapërcejnë. Pa Gazivodë nuk ka mbijetesë. Përmes këtij liqeni dhe hidrocentralit mund të shihni thellësinë dhe peshën e të gjitha mosmarrëveshjeve tona” , tha Vuçiq.

Ndërsa, shpalosi edhe programin e tij në lidhje e investimet në pjesën veriore të Kosovës, ku bëri të ditur se të investohet shuma prej 7-8 milionë euro.

Vuçiq komentoi edhe deklaratat e kancelares gjermane, Angela Merkel për kufirin mes Kosovës dhe Serbisë.

“Fuqia ime është minimale me atë të Merkel për t’u krahasuar me lideren më të madhe në Evropë, por kjo nuk do të thotë se nuk mund t’i ndihmojmë popullit tonë. Ne jemi të vegjël për t’u përgjigjur në këtë pyetje”, tha para gazetarëve Vuçiq.

Ndërsa, për mos takimin me presidentin Thaçi tha se nuk e ka bërë me qëllim e as për ta nënçmuar.

“Nuk e kam nënçmuar Thaçin dhe kjo nuk është e vërtetë. Nuk kam shkuar në bisedime për ta nënçmuar. Këtë nuk e kam bërë unë dhe as zoti Thaçi, por këtë e kanë bërë të tjerët, të cilët veten e kanë nënçmuar duke përmendur vajzat e dikujt tjetër. Puna jonë është të zgjidhim problemet”, u shpreh ai.

Pas vizitës që ia bëri hidrocentralit, Vu çiq mori pjesë edhe në forumin e biznesit të organizuar në Leposaviq.

Ai para biznesmenëve serb tha se shteti serb është i interesuar të investoi dhe të ndihmojë për kushte ekonomike më të mira. Derisa u bëri thirrje edhe biznesmenëve serb që të investojnë në Kosovë.

Vuçiq edhe nesër do të qëndroj në Kosovë, ku pritët të vizitojë Zveçanin, fshatin Banjë dhe të largohet nga Kosova përmes pikës kufitare Jarinjë.

Më poshtë gjeni linçet ku Indeksonline ka raportuar nga terreni. Po ashtu, edhe pamjet direkte nga ardhja e Vuçiqi në veri të Mitrovicës./Indeksonline/

Gjithçka gati në Gazivodë për pritjen e Presidentit Vuçiq

Mobilizim i madh i Policisë, në pritje të Vuçiqit

Vuçiq arrin në Kosovë

Fjalët e para të Vuçiqit pas ardhjes në Kosovë

Vuçiq arrin te Liqeni i Ujmanit

Vuçiq: Gazivoda e rëndësishme si për serbët ashtu edhe për shqiptarët

Vuçiq: Fuqia ime është minimale krahasuar me atë të kancelares Merkel

Vuçiq për mos takimin me Thaçin: Nuk e kam nënçmuar

Vizita e Vuçiqit në Kosovë, organizohet forum biznesi në Leposaviq

Vuçiq u bënë thirrje biznesmenëve serb që të investojnë në Kosovë