08:40 / E Premte, 23 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Si mund të ulim nivelet e insulinës?

Insulina është një hormon që trupi përdor për të fituar energji nga karbohidratet në ushqim. Pa insulinë, nivelet e sheqerit në gjak mund të rriten shumë dhe të shkaktojnë dëme në trup, veçanërisht në veshkat, nervat e duarve, këmbëve dhe syve.

Në mënyrë ideale, ekziston një ekuilibër ndërmjet sheqerit në gjak dhe insulinës në trup. Megjithatë ekzistojnë disa raste, ku insulina nuk funksionon aq mirë sa duhet, duke e detyruar trupin të prodhojë një sasi të tepruar të insulinës. Kjo njihet si rezistenca e insulinës, e cila është një faktor rreziku për zhvillimin e diabetit, si dhe një tipar kryesor i diabetit të tipit 2.

Një person i cili është rezistent ndaj insulinës dhe dëshiron të mbajë një peshë dhe trup të shëndetshëm mund të ketë nevojë të kontrollojë nivelet e tyre të insulinës, transmeton Indeksonline.

Më poshtë po paraqesim mënyrat se si mund të ulni nivelet e insulinës:

1. Hani ushqime që e mbajnë sheqerin në gjak në nivel të ulët si, banane, avokado, hudhër, mjaltë, uthull, jogurt pa sheqer, etj.

2. Shmangni ushqimet që shkaktojnë ngacmim të niveleve të insulinë sikurse ushqimet me sheqer, çokollatat dhe pijet e gazuara.

3. Përmbajuni një diete me përmbajtje të të ulët të karbohidrateve.

4. Përpiquni të humbisni peshë dhe ushtroni rregullisht. Është një nga metodat më të mira dhe më efikase për të mbajtur në kontroll nivelet e insulinës.

5. Ilaçet për trajtimin të nevojshëm. Me rekomandim të mjekut tuaj, duhet të përdorni ilaçet e nevojshëm dhe adekuate për trajtim të probleme qe insulinë dhe duhet të jeni strikt me mënyrën dhe kohën e përdorimit të tyre./Indeksonline/