18:33 / E Enjte, 24 Maj 2018

Si mund t’i paketosh më shumë se 100 artikuj në një çantë dore (Video)

Nëse gjithmonë vuan për të përgatitur një valixhe sa herë bëhesh gati për udhëtim, këtë video duhet ta shohësh patjetër.

Janë plot 100 artikuj që paketohen në një çantë dore, të cilat mund t’i sistemosh në vetëm pak minuta dhe pa asnjë mundim. Ka gjithmonë vend për diҫka — nëse e di se ҫfarë duhet të bësh.

Kjo video tregon se si mund t’i paketosh të gjitha sendet në një çantë dore. I gjithë procesi është minimalist, por do të të ndihmojë shumë për të qenë më e organizuar dhe ta konsiderosh paketimin e gjërave si një punë mjaft argëtuese.

Ajo që nuk duhet të harrosh është: rrobat në formë ruleti dhe qeset me vakum (që thithin ajrin).

Herën tjetër që do të kesh një udhëtim, e sigurt që do ta duash më shumë.