22:54 / E Diele, 27 Maj 2018 / indeksADMonline

Si ndikon ecja e përditshme në jetën tonë? Të gjitha do ndryshojnë…

Sipas një studimi të fundit, lënia mënjanë e automjetit dhe zëvëndësimi i tij më të ecurit apo udhëtimi me biçikletë, përmirëson mirëqenien tonë, si dhe rrit rendimentin në punë.

Kërkuesit britanikë dolën në përfundimin se njerëzit që e bëjnë këtë ndihen më mirë, më pak të stresuar dhe më shumë të përqëndruar në punë sesa kur përdorin makinën.

Të udhëtosh me makinën tënde mund të jetë e rehatshme. Aq më tepër kur bëhet fjalë për të shkuar në punë çdo mëngjes, sidomos në ditët e ftohta e me shi.

Veç përfitimeve në shëndetin fizik, ecja apo udhëtimi me biçikletë, sipas studiuesve ka ndikim edhe në aspektin psikologjik. Studimi thekson se të ecurit u jep shtysë edhe marrëdhënieve ndërnjerëzore dhe ndihmon në përmirësimin e jetës në komunitet.