16:09 / E Premte, 06 Korrik 2018 / indeksADMonline

Si në filma: Këmbësori përplaset me veturën [Video]

Një person është goditur nga një veturë gjatë ditës së sotme në Obiliq.

Në një video incizim që është dërguar në adresë të kallxo.com, shihen dy persona duke dalë nga një lokal dhe njëri nga ta del në rrugë dhe goditet nga një veturë.

Policia e ka konfirmuar aksidentin.

“Një aksidenti trafiku me lëndime trupore ka ndodhur sot në Obiliq. Në aksident janë të përfshira një këmbësor dhe një automjet. Pas lëndimeve të marra këmbësori 20 vjeçar është dërguar për tretman mjekësor në QKUK. Policia po merret me rastin”, tha për KALLXO.com, zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti.