17:20 / E Shtunë, 13 Janar 2018 / indeksADMonline

“Si shkrihet çokollata në diell” , Spartak Moska tronditë me statusin që shfaqë racisëm [Foto]

“Si shkrihet çokollata në diell” , Spartak Moska tronditë me statusin që shfaqë racisëm

Spartak Moscow kanë shfaqur racisëm pas një publikimi tronditës në Twitter.

Kampionët rusë, të cilët ishin në Ligën e Kampionëve këtë sezon, postuan një video të një grupi të futbollistëve me ngjyrë të zezë.

Ata shoqëruan videon me fjalet: “Si shkrihet çokollata në diell” – së bashku me tre emoji çokollatë.

Pjesë e kësaj video është edhe ish-lojtari i Milanit, Luis Adriano.

Një përdorues i rrjetit social ka shkruar: “Kjo duhet të hetohet. Si kanë fituar të drejtën e Kupës së Botës vitin e ardhshëm? ” .

Një tjetër tha: “Ju e turpëruat vendin tonë dhe popullin tonë” !

Uefa pritet të hetoj këtë rast. /IndeksOnline/