21:07 / E Mërkurë, 03 Janar 2018 / indeksADMonline

Si ta bëni janarin, muajin më të “nxehtë” për seks

A ndiheni në një situatë të papërshtatshme pas gjithë atij ushqimi, pijeve dhe pagjumësisë?

Mos u shqetësoni, ekspertët e marrëdhënieve seksuale kanë disa këshilla të cilat do ju ndihmojnë të ktheheni në momentet më të mira.

Nga bërja e listës së gjërave për dhomën e gjumit, këto janë truket të cilat ju ndihmojnë të “hiqni” më lehtë rrobat tuaja, madje edhe kur temperaturat në këtë muaj janë më të ftohtat, transmeton Indeksonline.

Vishni rroba, në vend se t’i hiqni ato

Rrobat gjysmë të zhveshura të bëjnë më tërheqëse sesa të jeni krejtësisht e zhveshur, kur ju keni kohë që jeni së bashku.

Nxirrni në pah anën tuaj të fshehtë

Sigurisht që ju keni diçka që e ëndërroni gjithmonë, gjëra të cilat nuk mund t’ia rrëfeni as edhe shoqes më të ngushtë.

Për këtë edhe keni partnerin tuaj, dhe planifikimi për të bërë diçka që keni dëshiruar më parë është mënyra më e mirë për t’ia treguar atij.

Kjo do të jetë shumë emocionuese dhe shkëlqyese për të dal nga rutina.

Bëni seks në kohë të ndryshme të ditës

Ashtu siç ndjehesh mirë të dalësh ndonjëherë edhe për drekë jashtë dhe jo vetëm në darka, të kesh marrëdhënie seksuale në një kohë tjetër të ditës kur nuk është e zakonshme, i bënë gjëra më interesante.

Bëni seks me shpejtësi të ndryshme.

Sesionet e gjata dhe të ngadalta janë të shkëlqyera, por kështu janë edhe ato të shkurtra dhe të shpejta; pra duhet të ketë një përzierje për të mbajtur gjërat e spikatura.

Shto një karrige

Të kesh seks në një karrige (mundësisht a anët) transformon plozionet e mërzitshme në diçka të këndshme dhe të re.

Ai ulet në karrige, kurse ju mbi të.

Vishni çorape në shtrat

Gratë dhe burrat që mbajnë çorape gjatë seksit është provuar dhe shkenctarisht se përmirëson orgazmën.

Të keni të ftohtë është një pengesë e madhe për orgazmën dhe veshja e çorapëve është një mënyrë e shpejtë për të ngrohur trupin gjatë seksit.

“Seks” nga dhoma tjetër

Ju jeni shtrirë dhe ai ende qëndron në dhomën tjetër?

Dërgojë atij një fotografi nga shtrati dhe le të jetë pak provokative dhe do e shihni se sa shpejt do e keni pranë./Indeksonline/