21:32 / E Mërkurë, 30 Maj 2018 / indeksADMonline

Si ta shtoni ngjyrën metalike në garderobën tuaj?

Elementet me shkëlqim metal janë rikthyer këtë sezonë. Veshjet me ngjyrë metalike janë mënyra më e mirë për të shtuar shkëlqim dhe shumë stil në pamjen tuaj.

Këpucët, madje edhe thonjtë dhe buzët me ngjyrë metalike me të vërtetë do të duken jashtëzakonisht bukur kur kombinohen me ngjyra neutrale.

Megjithatë, shumë e konsiderojnë këtë trend pak të ndërlikuar dhe aventuresk. Ndërkohë që ende po hezitoni nëse duhet ta ndiqni ose jo këtë trend, ‘moda metalike’ po zhduket gradualisht.

Prandaj mos luftoni me dëshirën për të eksperimentuar me pamjen tuaj të përditshme. Më poshtë gjeni disa këshilla dhe ide se si të shtoni disa detaje me ngjyrë metalike në veshjen tuaj.

Këpucët

 

Besoni ose jo, ngjyra metalike kombinohet me absolutisht secilën veshje. Ne zakonisht mbajmë vathë dhe qafore me ngjyrë metalike por ka diçka më elegante dhe më me stil: këpucë me ngjyrë metalike!

Me këto këpucë, do të shtoni shkëlqimin në veshjen tuaj dhe do të dukeni për mrekulli.

Këpucët me ngjyrë metalike duken jashtëzakonisht bukur kur kombinohen me ngjyra neutrale.

Zgjidhni ngjyrën metalike sipas tonit të lëkurës. Nëse keni lëkurë me tone më të hapura, zgjidhni ngjyrën e argjendtë. Nëse keni lëkurë me tone më të errëta, atëherë ngjyra e artë duhet të jetë zgjedhja juaj.

Këto këpucë lehtë mund të kombinohen si me veshje të përditshme ashtu sikur me veshjet e mbrëmjes apo për ndonjë rast më të veçantë.

Bizhuteritë

Disa këshilla se si të vendosni bizhuteritë me ngjyrë metalike:

Mos e mbingarkoni pamjen tuaj – mos vendosni qafore të madhe dhe një palë vathë të mëdhenj në të njëjtën kohë.

Aksesorët metalikë përputhen në mënyrë të përkryer me grim më të rënduar.

Mos vendosni aksesorë me ngjyrë metalike kur vishni fustane me ngjyra të hapura pasi ato mund të shkatërrojnë plotësisht pamjen tuaj.

Veshje me elemente metalike

Këto veshje mund të duken pak aventureske dhe të rrezikshme por kur kombinohen me ngjyra neutrale do t’iu bëjnë të dukeni absolutisht mahnitëse.

Veshjet me aksesorë metalikë

Nëse nuk ju pëlqen ideja që të vishni rroba me ngjyrë metalike, gjithmonë mund ta rifreskoni pamjen tuaj me disa aksesorë të bukur me këtë ngjyrë.

Kjo me siguri do të shtojë shumë stil në veshjen tuaj dhe do të përmirësojë pamjen tuaj të përgjithshme. Rripat me ngjyrë ari ose argjendi, çantat, këpucët dhe bizhuteritë e kombinuara me ngjyra neutrale patjetër do të duken shumë bukur.

Grimi

 

Buzët: Nëse buzëkuqi me ngjyrë ari ose argjendi duket zgjedhje shumë e rrezikshme për ju, atëherë një buzëkuq me ngjyrë perle ose ngjyrat klasike me një shkëlqim metalik do të bëjë që ju të dukeni mrekullueshëm.

Sytë: Hijet metalike të syve do të krijojnë pamjen e përsosur për një mbrëmje të veçantë.

Manikyri dhe pedikyri

Ju nuk duhet gjithmonë të përdorni ngjyra të ndryshme metalike për t’i bërë thonjtë tuaj të duken shumë elegant. Ju gjithashtu mund të bëni një manikyr francez ose përdorni manikyrin me ngjyrë metalike mat.

Thonjtë tuaj kështu do të duken shumë bukur duke i shtuar shumë stil secilës veshje!

Ngjyra e flokëve

Dhe në fund, një ide e mrekullueshme për ato që guxojnë të rrezikojnë – ngjyra metalike e flokëve. Është shumë e bukur, origjinale dhe jashtëzakonisht tërheqëse.

Mos u ndalni së eksperimentuari!