16:21 / E Diele, 05 Gusht 2018 / indeksADMonline

Si të eleminojmë celulitin në pak kohë

Celuliti, i njohur ndryshe edhe si sindroma e lëkurës së portokallit, është depozitimi i yndyrës së trupit brenda një indi fijezor lidhës, që më pas shfaqet në formën e padëshiruar të rrudhave.

Çfarë është LPG Lipomassage? LPG Lipomassage është një aparaturë e miratuar nga FDA (Food & Drug Administration) dhe njihet si trajtimi më i suksesshëm për celulitin. Ky trajtim joinvaziv është shpikur në Francë, por ka gjetur përdorim në mbarë botën.

Objektivat: Bën të mundur definimin e zonave të trajtuara, duke nxjerrë në pah bukurinë e formave trupore.

Metodat: Trajtimi i celulitit me LPG Lipomassage kalon nëpër 3 faza:

1. sculpture (definon pamjen sipërfaqësore të lëkurës)
2. conturing (shpërbën celulitin më të vjetër)
3. draine (ndihmon në qarkullim të mirë të limfës)
Paketa e nevojshme, e cila ofron edhe rezultatin më të kënaqshëm përmban 15 seanca, të cilat mund të kryhen dy deri në tre herë në javë. Këshillohet që gjatë trajtimit të konsumohet më shumë ujë dhe të bëhen minimumi 30 minuta ecje në ditë.

Rezultatet: Jo çdo kliente ka të njëjtat rezultate, çka do të thotë se gjithçka varet nga grada e celulitit dhe moshës së klientes. Në seancën e parë ndihet lehtësim në sistemin e qarkullimit limfatik. Në seancën e tretë vihet re një ndryshim i vogël, i cili ndihet më tepër në prekje dhe bëhet i dukshëm pas seancës së tetë, por rezultate më të kënaqshme keni në seancën e 15.

Efektet anësore:Këto janë minimaliste. Trajtimi mund të shkaktojë skuqje të zones ku punohet, por që për pak minuta gjithçka zhduket. Shumë kliente e pëlqejnë ndjesinë që të jep aparatura gjatë trajtimit, ndërsa për disa të tjera, të cilat mund të jenë më të ndjeshme, vakuumi është i sikletshëm; ai përdoret dy deri në tre seancat e para, kohë e mjaftueshme që trupi të mësohet me trajtimin.                                                Përfundime: LPG Lipomassage është aparatura për rimodelimin dhe definimin e trupit, e cila përshtatet më së miri në 90 % të rasteve, duke reduktuar kështu shfaqjen e “lëkurës së portokallit”.