16:47 / E Martë, 20 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Si të hiqni grimin nga fytyra në mënyrë të duhur?

Sigurisht që përdorimi i grimit gjatë ditës sado që i bën femrat të duken bukur, ajo ka edhe dëmet e veta.

Qëndrimi gjatë tërë ditë jashtë shtëpisë, bën që fytyra të mbushet me pluhur, yndyrë e gjëra të tjera.

Në këtë mënyrë nevojitet që ato t’i pastrojmë siç duhet, por mund të ndodh që shumica prej nesh nuk e bën këtë gjë në mënyrë të duhur.

Emily Weiss, themeluese e markës së bukurisë, Glossier, ka ndarë disa këshilla për heqjen e grimit duke përdorur “qumështin për heqjen e grimit”. Ajo ka përdorur këtë gjë të markës së saj, por sigurisht që qumësht për heqjen e grimit mund të gjeni në dyqane të shumta të kozmetikeve, dhe atë të markave të ndryshme.

Pastruesi, i cili është në produkte i fytyrës për të hequr grimi, mund të përdoret në disa mënyra, si në mëngjes para vënies së grimit, po ashtu edhe në mbrëmje për të hequr yndyrën e krijuar gjatë ditës, pluhurin, ndotësit dhe përbërjen.

Kështu, më poshtë mund të shihni se si të aplikoni  heqjen e grimit në mënyrë të duhur, që të keni një lëkurë të pastër./Indeksonline/