07:42 / E Martë, 30 Janar 2018 / indeksADMonline

Si të humbni 8 kilogramë në 7 ditë? (Video)

Nëse doni të humbni peshë në mënyrë të shëndetshme, është dieta “General Motors” cila ju bën t`i humbni 8 kilogramë në 7 ditë pa e mbytur veten nga uria.

Ditën e parë e nisni vetëm me pemë, pa konsumuar asgjë tjëtër. Më të preferuarat janë mollët, pjeshkët dhe shalqiri, përcjellë Indeksonline.

Ditën e ditë duhet të konsumoni vetëm perime. Duhet t`i hani siç janë, por edhe nëse doni t`i gatuani, atëherë vetëm ziejini pa përdorur vajin.

Gjatë ditës duhet të konsumini deri në 12 gota ujë.

Ditën e tretë bëni një kombinim të frutave dhe perimeve, por nuk mund t`i prekni bananet dhe patatet.

Ditën e katërt duhet të konsumoni qumësht dhe banane. Të paktën duhet t`i hani 8 banane dhe të pini 3-4 gota qumësht.

Ditën e pestë duhet të konsumoni oriz dhe domate. Konsumoni një gotë oriz për drekë dhe hani 6 domate gjatë ditës.

Sasinë e ujit duhet ta rritni nga dita e pestë. Konsumojini deri në 15 gota, shkruan Indeksonline.

Ditën e gjashtë mund ta cilësoni si ditën e banketit në këtë plan të ët ushqyerit. Mund të hani një gotë me oriz dhe të zgjidhni çfarëdo lloji perimi që dëshironi. Mundeni po ashtu të ktheheni në konsumimin e 12 gotave me ujë.

Ditën e shtatë konsumoni një gotë oriz, perime dhe lëng frutash. Lëngu i frutave do t`i heqë të gjithë toksinat dhe kjo do e bëjë dietën tuaj të përsosur./Indeksonline/