11:49 / E Hënë, 23 Korrik 2018 / indeksADMonline

Si të kujdeseni për veten pas një aborti

Vetëkujdesi i duhur është i rëndësishme për shëndetin fizik dhe mirëqenien mendore pas një aborti.

Kur një profesionist mjekësor kryen një abort, kjo është një procedurë e sigurt që përmban pak rreziqe. Megjithatë, gratë duhet të jenë të vetëdijshme se çfarë të presin pas një aborti dhe si të planifikojnë pushimin dhe rimëkëmbjen e tyre.

Sipas një analize, ka të ngjarë që pothuajse një në 4 gra të moshës për lindje të fëmijëve do të kenë abort para moshës 45 vjeç, transmeton Indeksonline.

Pas abortit, është normale që gratë të përjetojnë simptomat e mëposhtme: gjakderdhje apo njollosje për 3-6 javë, edhe pse disa gra nuk i përjetojnë këto fare, mpiksjeve të vogla ose të mesme të gjakut, shtrëngime dhe dhimbjr që është e ngjashme ose pak më e rëndë se ajo e një periudhe menstruale, fryrje ose dhimbje e gjinjve.

Kujdeseni i duhur pas një aborti

Në ditët menjëherë pas abortit, disa gra ndihen të sëmura ose të lodhura. Dhimbja është e zakonshme. Sigurohuni të pushoni sa duhet në mënyrë që trupi juaj të shërohet dhe të zvogëloni rrezikun e efekteve anësore. Shmangni çdo gjë që është emocionalisht ose fizikisht stresuese.

Pas një aborti, një grua mund të jetë më e prirur ndaj infeksionit pasi që qafës së mitrës i duhet pak kohë për tu mbyllur. Për të zvogëluar rrezikun e infektimit, gratë duhet të shmangin:

Përdorimin e tamponëve deri në shfaqjen e sërishme të ciklit;
Mardhënie seksuale për 1-2 javë;
Përdorimi i pishinave për 1-2 javë./Indeksonline/

Temat: