15:35 / E Diele, 15 Korrik 2018 / indeksADMonline

Si t’i shpëtoni mbytjes nga rrymat nënujore

Çdo sezon veror që vjen, numri i viktimave në bregdetin shqiptare vijon të rritet. Duke parë këtë situatë alarmante, duhet të kemi parasysh disa rregulla të rëndësishme kur futemi të notojmë.

Në shkrimin e publikuar në Facebook nga Shoqata e Infermierëve të Shqipërisë, duhet të ndjekim disa rregulla kur përballemi me rrymat e ujit në det.

Shkrim i plotë:

Çdo vit humbin jetën rreth 40 000 pushues në botë, si pasojë e rrymave të ujit në bregdet. Ato krijohen çdo kund, në çdo plazh dhe nuk shihen me sy.

Shkaktare janë erërat që fryjnë në drejtim të bregut të det, relievi i ndryshuar i rërës nën sipërfaqen e ujit, apo shkëmbinjtë përreth, ku kthehen valët. Rrymat e lla janë të njohur ma emrin “Rip Currents” në anglisht. Në bregdetin shqiptar këtë vit kanë humbur jetën një varg qytetarësh në mungesë të njohurive, naivitet apo mbivlerësimit të forcës së tyre personale. Kësaj i duhet shtuar domosdoshmërish edhe kujdesi i pamjaftueshëm në bregdet për sigurinë e pushuesve.

Rip Currents, apo Rrymat e ujit RIP janë rryma shumë të rrezikshme. Ato krijohen shpejt, në ujëra të cekëta, krejt papritur dhe nuk mund të njihen me sy.