20:32 / E Mërkurë, 14 Mars 2018

Si t’i zgjidhni sutjenat e vërteta për gjoksin tuaj! (Video)

Çfarëdo që të vishni, nëse nuk zgjidhni sutjena të vërteta, stili juaj mund t’ju shkojë hoq. E pra, kjo nuk është edhe aq e lehtë, siç ju duket në fillim.

Ja disa këshilla të dobishme për zgjedhje të madhësisë së përshtatshme të sutjenave.

Shumica e femrave gabojnë dhe blejnë sutjena tepër të vogla apo tepër të mëdha. Nëse madhësia është e përshtatshme, sisët nuk do t’ju dalin jashtë, por nuk do të ketë hapësirë të madhe midis sutjenave dhe lëkurës.

Gjithashtu, femrat me sisë të mëdha duhet të zgjidhin sutjena të cilat nuk kanë dizga tepër të ngushta, në mënyrë që të mos i vizatohet në lëkurë.

Sutjenat kanë madhësi dhe vëllim të ndryshëm rreth shpinës dhe madhësisë së shportave. Sutjenat perfekte patjetër duhet të kenë vëllimin i cili u përshtatet gjerësisë së shpinës dhe shportave, të cilat do të kenë madhësi ideale.

Domethënë, duhet t’i kombinoni këto dy gjëra. Mirëpo, duhet të keni parasysh që shportat më të mëdha kanë edhe vëllim më të madh përreth shpinës dhe këtë shpesh duhet ta rregulloni. Për këtë shkak më së miri është të blini sutjena, vëllimi i të cilave mund të rregullohet.

Shumica e femrave gabojnë edhe kur shkurtojnë dizgat, sepse ngrenë sisët më shumë seç duhet. Atëherë ndodh që sisët të mbeten aty ku kanë qenë, ndërkaq sutjenat në shpinë të shkojnë pothuajse deri te qafa, gjë që duken vërtet keq.

 

Zgjidhja më e mirë është të blini modelin push-up.

Pasi që të gjeni sutjena të përshtatshme dhe t’i vishni, fusni duart dhe ngadalë ngrini sisët.

Kështu do të dukeni më bukur, përkatësisht më mirë do t’ju përshtaten.