12:39 / E Mërkurë, 16 Maj 2018 / indeksADMonline

Si zakonisht, Barcelona vazhdon ta “vjelë” Sevillen, ia merr yllin e skuadrës

Barcelona raportohet të jetë fare pranë nënshkrimit me yllin e Sevillës, Clement Lenglet.

Qendërmbrojtësi francez thuhet se ka arritur marrëveshje me skuadrën katalonase e cila pritet të bëhet publike para fillimit të Botërorit.

Lenglet pritet t’i bashkohet Barcelonës për 30 milionë euro.

Për Lenglet ka interesim edhe nga skuadra të njohura të Premierligës Angleze, por dëshira e futbollistit është kalimi te Barcelona.

Lenglet është 22 vjeçar ndërsa është shëndrruar këtë edicion në mbrojtësin kyresor të skuadrës./Indeksonline/