21:19 / E Mërkurë, 16 Maj 2018 / indeksADMonline

Sidrit Bejleri: Sikur Zoti të mos kishte dashuri ndaj nesh, s’do të na mundësonte agjërimin e sotëm

Kompozitori dhe tekstshkruesi Sidrit Bejleri ëshë një ndër artistët të cilët agjërojnë Muajin e Shenjtë të Ramazanit.

Madje Bejleri njihet si një besimtarë shumë i përkushtuar në fenë Islame. Por përkrahë tij në shumë raste rastisim të shohim edhe Imamin e njohur, Elvis Naçi, transmeton Indeksonline.

Madje këngëtari Bejleri nuk ka hezituar të shkruajë një thënie se sikur Zoti mos të kishte dashuri ndaj njeriut, nuk do të mundësonte ditën e sotme.

“Sikur Zoti të mos kishte dashuri ndaj nesh, nuk do na e mundësonte ta agjëronim ditën e sotme. Zoti na e dha këtë begati sepse është i Mëshirshëm dhe dëshiron të na falë”, ka shkruar Bejleri./Indeksonline/