17:08 / E Hënë, 16 Prill 2018

Sindikata e Policisë paralajmëron institucionet: Nëse nuk na plotësohen kërkesat, marrim hapa (Video)

Shaban Tasholli kryetar i Sindikatës së Policisë së Kosovës, ka paralajmëruar institucionet se në rast se nuk plotësojnë kërkesat e tyre, atëherë ata do të marrin hapa sindikal.

Dy nga kërkesat kryesore të tyre, sipas Tashollit janë sigurimet shëndetësore dhe njohja e përvojës së punës të viteve 1990 – 1999.

“Ne kemi qenë të interesuar të gjendet alternativa si të ketë Policia e Ksoovës, sigurim shëndetësor. Është premtuar nga kryeministri, nga ministri i Financave, edhe nga ish-ministri i MPB-së, të gjithë me vrull e dëshirë flasin se kjo duhet të bëhet mirëpo kemi shkuar edhe me shkresë iu kemi drejtuar Qeverisë, por nuk kemi asnjë përgjigje. Kjo ka ndodhë para tri jave. Takime kemi pas. Nga kryeministri na është premtuar se do të ketë lëvizje dhe do të ketë sigurim shëndetësor…Jemi të detyruar të marrim hapa sindikal sepse është e pakuptimtë. E kemi kryesinë e Sindikatës, do të ketë takime me Ministrinë dhe Qeverinë dhe nëse nuk ka hap pozitiv, kryesia merr qëndrimin e mëtutjeshëm.”, ka thënë Tasholli në Tribuna Channel, transmeton Indeksonline.

Ndiqni emisionin e plotë: