15:05 / E Hënë, 16 Korrik 2018 / indeksADMonline

Sindikata e shëndetësisë përshëndet vendimin për heqjen e listës së pritjes me stentime

Në Shërbimin e Kardiokirurgjisë me Kardiologji Invanzive të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, është hequr  lista e pritjes së pacientëve për stentim.

Tani pacientët që kanë nevojë për stentim, stentohen  menjëherë si raste urgjente, ose caktohet data e saktë e procedurës, nëse rasti  nuk është emergjent.

Këtë veprim të Ministrisë së Shëndetësisë e ka përshëndetur Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës.

Kjo e fundit njëherit ka inkurajuar  Ministrin e Shëndetësisë dhe Shërbimin Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës   që të  vazhdojë duke rritë shërbimin , dhe është zotuar se do të jenë bashkëpunues dhe në krah të çdo procesi që e përmirëson gjendjen në shëndetësi./Indeksonline/