10:29 / E Shtunë, 01 Shtator 2018 / indeksADMonline

Sjelljet e pahijshme dënohen në Britani

Policia është në kërkim të një gruaje pasi ajo pështyu  një punëtor në McDonalds në jug të Londrës.

Videoja  tregon se gruaja bjonde e pështyu dy herë një burrë kur ajo largohet nga restoranti i ushqimit të shpejtë në Bexleyheath në mbrëmjen e së premtes, më 29 qershor.

Kamera CCTV tregon gruan e veshur me një fustan të zi dhe mban një kuletë, transmeton Indeksonline.

Femra ishte me një grup të rinjsh të cilët kishin refuzuar hyrjen për shkak të sjelljeve anti-sociale, thotë policia.

Ajo supozohet se e shtyu anëtarin e stafit, kur iu kërkua të largohej dhe filloi fyerjen tek ai.

Më pas ajo pështyu dy herë para se të dilte.

Një zëdhënës i Policisë Metropolitane tha se ata inkurajojnë të gjithë ata që ishin viktima të një sulmi të tillë ta paraqesin rastin në polici./Indeksonline/.