08:30 / E Mërkurë, 16 Maj 2018 / indeksADMonline

S’ka si “Kingu”, 42 pikë në humbjen e dytë të Cavaliers (Video)

Nën-kampioni, Cleveland Cavaliers ka pësuar humbjen e dytë në gjysmëfinale ndaj Boston Celtics.

Cavaliers u mposht 107 me 94 në ndeshjen e mbrëmshme, shkruan IndeksOnline.

Nuk mjaftuan 42 pikët e LeBron James që skuadra e tij ta barazoj serinë.

James përveç 42 pikëve, bëri 12 asistime dhe 10 kërcime – duke u shpallur lojtari i ndeshjes.

Për fitoren e Celtisc, basketbollisti më i mirë ishte Jaylen Brown, i cili realizoi 23 pikë, 3 asistime dhe 7 kërcime.

Ndeshja e tretë mes Cavaliers dhe Celtic zhvillohet më 20 maj./IndeksOnline/