23:10 / E Diele, 10 Qershor 2018 / indeksADMonline

Skandal në garën e Formula 1 (FOTO)

Gara e Formula 1 e zhvilluar në Kanada përpos disa aksidenteve në pistë ka pasur të tillë edhe në tribuna.

Skandali këtë radhë ka bërë modelja e cila tregon për përfundimin e garës, shkruan indeksonline.

Ajo ka ngritur flamurin një xhiro para fundit duke shkaktuar huti te pilotët sidomos te Vettel që ishte kryesues.

Ky është një lëshim nga ana e organizatorëve dhe është përcjellë me shumë kritika. /IndeksOnline/