10:19 / E Diele, 02 Shtator 2018 / indeksADMonline

Skandal në Istog, shoferi i Haki Rugovës zbulon se drejtori i tij i ka vjedhur 600 litra derivate

Komuna e Istogut, nën udhëheqjen e Kryetarit nga radhët e LDK-së, Haki Rugova po vazhdon me skandalet ndër më të ndryshme.

Së fundi, shoferi i Rugovës, Haki Zeqiraj ka treguar përmes një shkrimi se Drejtori për Ekonomi dhe Zhvillim në Komunën e Istogut, Besart Dreshaj ka vjedhur 600 litra të derivateve, sipas tij,  gjatë kohës sa ka qenë shef i kabinetit, shkruan Indeksonline.

Më tutje, Zeqiraj ka akuzuar Dreshajn se projektet për disa rrugë që lidhin po ashtu disa fshatra janë të vitit të kaluar, e që sipas tij, i njëjti po tenton të mashtrojë qytetarët dhe njëkohësisht të promovohet.

Në anën tjetër, nuk është parë ende reagimi i Drejtorit, Besart Dreshaj lidhur me këto akuza që kanë ardhur në drejtim të tij nga “krahu” i Haki Rugovës.

Më poshtë shikoni fotografinë ku zbulohet ky skandal: