11:25 / E Diele, 01 Korrik 2018 / indeksADMonline

Skandal në QKUK: Mjekët ia “qesin” drynin Emergjencës gjatë natës (Video)

Mungesë e stafit nëpër reparte, mungesë e medikamenteve parësore. Kjo e përmbledhë QKUK-në!

Janë të shumta rastet kur qytetarëve nuk u ofrohen shërbimet e duhura në pothuajse të gjitha repartet e QKUK-së.

Së fundmi, në neglizhencë totale nga i gjithë stafi mjekësor ka hasur një qytetar i cili ishte rrëzuar duke punuar në ndërtimtari.

Qytetari A.G., ka treguar për Indeksonline se mëngjesin e të mërkurës, mjeku kujdestar ka dhënë infuzionin e fundit në orën 3 të mëngjesit dhe më pas është larguar. Deri në orën 9, në korridoret e Emergjencës nuk është parë asnjë mantelbardhë.

Në videon që qytetari e ka dërguar në redaksinë e Indeksonline shihen pacientët që presin në Emergjencë. Po ashtu, salla e operacionit shihet e zbrazët, ndërsa as në informata nuk punohet.

Pacienti që ishte lënduar rëndë, i duhej ndihmë urgjente meqë kishte në fytyrë një shufër metalike.

Mjekët, sipas qytetarit, nuk kanë arritur deri kur ka nisur ndërrimi në orën 8 e 45 minuta në mëngjes.

Pacientit që i duhej të operohej, është vëllai i qytetarit që ka sqaruar rastin për Indeksonline. I njëjti ka treguar se të vëllanë ia patën shtruar në spital, por që nuk e kanë operuar deri në orët e mesnatës./Indeksonline/