19:49 / E Enjte, 29 Mars 2018 / indeksADMonline

Skandali që ishte zbuluar në kolegjin të cilit iu arrestuan gylenistët në Kosovë

Policia e Kosovës sot ka arrestuar gjashtë shtetas turq, banorë të Kosovës të cilët janë identifikuar si përkrahës të Fetullah Gylenit, e të njëjtit janë deportuar më pas në Turqi.

Pesë nga të arrestuarit janë krerët dhe profesorët e “Gulistan” dhe kolegjit “Mehmet Akif”. Kujtojmë që më 13 shkurt të këtij vitit kolegji “Mehmet Akif” është dënuar për shkelje të privatësisë, shkruan Indeksonline.

Gjykata Themelore në Prishtinë pati dënuar këtë instucion më 12.000 euro gjobë për përpunim të kundërligjshëm të të dhënave personale përmes sistemit të vëzhgimit me kamera në hapësira që nuk lejohet instalimi i kamerave.

Kjo kërkesë ishte iniciuar më 05 maj 2016 nga Agjencia Shtetërore për Mbrojtjen e të Dhënave Personale.

Zyrtarë të Agjencisë, gjatë inspektimit të zhvilluar në maj të vitit 2016, kishin konstatuar se ky kolegj kishte instaluar kamera në hapësira të punës, si zyra, klasa mësimi si dhe hapësira sanitare (tualete të kolegjit).

Kjo mënyrë e përpunimit të të dhënave personale përmes vëzhgimit me kamera bie ndesh me dispozitat 62 dhe 64 të Ligjit për Mbrojtjen e të Dhënave Personale dhe si e tillë përbën shkelje të privatësisë së individit./Indeksonline/