16:17 / E Enjte, 02 Gusht 2018 / indeksADMonline

Skandaloze: Ujësjellësi i Mitrovicës e ndal ujin e stadiumit para ndeshjes historike

Ujësjellësi i Mitrovicës e ka ndalur ujin në Stadiumin “Adem Jashari” pak pa filluar ndeshja historike në mes të Dritës dhe Dudelange.

Siç mëson indeksonline, ky veprim është marrë për shkak të një borxhi të vjetër të stadiumit kundrejt Ujësjellësit.

Ata janë duke u munduar që në një moment historik të futbollit të Kosovës të shfrytëzojnë situatën për të “nxjerrë” borxhin.

Nëse uji nuk rikthehet, atëherë ndeshja e Europa League mund të anulohet për shkak se nuk janë kushtet për tu zhvilluar një ndeshje e nivelit ndërkombëtar. /IndeksOnline/