11:56 / E Martë, 06 Mars 2018 / indeksADMonline

“Skifterat” hidhërohen me kryesinë e Gjilanit, nuk ka mbështetje (Foto)

Kryesia e Gjilanit ka vendosur që ndeshja mes Vushtrrisë e rëndësishme për Kupën e Kosovës të luhet në fushën sintetike në Ferizaj dhe jo në fushën e Gjilanit.

Ky vendim ka befasuar tifozët “Skifterat” të cilët kanë ardhur me një vendim.

Përmes rrjeteve sociale, kryesia e tifozëve ka treguar se nuk do të ketë asnjë udhëtim për ta përcjellë ndeshjen Gjilani – Vushtrria, që luhet nesër nga ora 13:00.

“Si pasojë e zhvillimeve në ndeshjen e fundit si mysafir dhe vendimit të klubit për të zhvilluar ndeshjen në Ferizaj, kryesia e Skifterave dje në mbledhjen e mbajtur del me këtë vendim:

– Nuk do të ketë udhëtim të organizuar për ndeshjen Gjilani : Vushtrria që do të zhvillohet në Ferizaj.

– Nuk do të ketë paraqitje të organizuar për ndeshjen Gjilani : Vllaznia e cila nuk dihet ku do të zhvillohet.

– Gjatë javës do të ndiqen me shumë vëmendje të gjitha zhvillimet dhe rezultatet në kuadër të dy ndeshjeve të lartpërmendura dhe do të vendoset për veprimet e mëtutjeshme”, shkruhet në njoftimin e klubit.

Gjilani gjendet në pozitën e shtatë në tabelën e Vala Superligës, por si trajneri/lojtarët dhe tifozët gjithmonë e kanë cekur se për këtë stinor objektivi mbetet Kupa e Kosovës. Dhe pa tifozët, si mund të arrihet ky qëllim?!./IndeksOnline/