23:20 / E Hënë, 13 Gusht 2018 / indeksADMonline

S’kishte si të mungonte Evi, një “Intelektual” i përjetshëm [Foto]

Abdullah Berisha i njohur ndryshe me nofkën “Evi”, përkundër që është person me nevoja të veçanta, nuk e humbet pothuajse asnjë ndeshje të Dritës.

Tash e 20 vjet, është në çdo stadium të Kosovës për ta përkrahur skuadrën e tij të zemrës.

Evi sigurisht që nuk ka munguar as në finalen e Supërkupës ndaj Prishtinës, ndeshje të cilën e fitoi Drita me rezultat 2-1. /IndeksOnline/