19:04 / E Martë, 17 Korrik 2018 / indeksADMonline

Skocia ka 421 fjalë alternative për fjalën “borë”

Skocia ka më shumë se 400 fjalë dhe shprehje për borën, sipas një projekti që u nis për të përpiluar një enciklopedi për skocezët.

Akademikët kanë regjistuar zyrtarisht 421 terma – duke përfshirë “snaw” (dëborë), “sneesl” (kur fillon të bjerë shi apo dëborë) dhe skelf (një fjollë e madhe).

Studimi nga Universiteti i Glasgout është pjesë e një projekti për të përpiluar enciklopedinë e parë historike të skocezëve, e cila po publikohet në internet.

Ekipi hulumtues gjithashtu ka bërë thirrje që njerëzit të dërgojnë fjalët e tyre.

Shembujt e tjerë përfshijnë:

feefle – për vorbull
flindrikin – dëborë e lehtë
snaw-pouther – borë e stërholluar lëvizëse
spitters – pika të vogla apo fjolla të drejtuara nga era ose bora
unbrak – fillimi i një shkrirjeje

Dy kategoritë e para të paraqitura në enciklopedi përqendrohen në fjalët e skocezëve për motin dhe sportin, ku fjala “borë” ia kalon fjalës “futboll” me 369 fjalë. /IndeksOnline/