15:12 / E Martë, 22 Maj 2018 / indeksADMonline

Skoda Octavia arrin 696,000 kilometra dhe ende është “e lumtur”

Servisimi i rregullt dhe vajrat e duhura – kjo është e gjitha cfarë duhet të bëni për të mbajtur makinën tuaj të lumtur për qindra mijëra kilometra.

Motorët me naftë konsiderohen të kenë në përgjithësi më shumë probleme me injektorët e karburantit, sistemet e pastrimit të gazrave dhe konsiderohen më të shtrenjta për tu mirëmbajtur dhe më pak të besueshme se sa makinat me benzinë. Megjithatë, ekziston fjala “varet” nga kjo.

Ashtu si të gjitha makinat edhe ato dizel kanë nevojë për mirëmbajtje të duhur dhe jetëgjatësia e tyre varet shumë nga cilësia e vajit të motorit dhe nafta që përdoret, shkruan IndeksOnline.

Nëse u jepni atyre një kujdes të duhur, ato lehtë mund të kenë jetëgjatësi prej 300,000 kilometra dhe do të qëndrojnë besnik pa probleme të mëdha. Por, ka edhe më tepër, shembull kjo Skoda Octavia ka rreth 696,000 kilometra të kaluara në odometer.

Ky është një model Skoda Octavia 1,9 TDI dizel me 90 kuajfuqi. Kjo Octavia vazhdon të jetë e fortë dhe ende ka motorin e vet origjinal, turbon, sistemin e shkarkimit dhe amortizatorët.

Pasi një mekanik hapi motorin ai sheh që valvulat janë mirë, turbo gjithashtu – dhe komponentët e pezullimit kanë vetëm shenja të vogla të ndryshkut.

Të befasuar?! Nëse kujdeseni për motorin, nuk ka asnjë arsye që makina juaj të ‘vdes’ para kohe. /IndeksOnline/